Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Gigi Hadid 'thyen heshtjen' pas raportimeve se është ndarë nga Zyan Malik

Gigi Hadid 'thyen heshtjen' pas raportimeve se është ndarë nga Zyan Malik

15:50, 29/10/2021
A+ Aa A-

Gigi Hadid ka thyer heshtjen e saj pasi u raportua se ajo është ndarë nga i dashuri i saj Zayn Malik, pas akuzave të nënës së saj Yolanda, se është sulmuar fizikisht nga ai.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, një përfaqësues për media i modeles 26 vjeçare, tha për E! News: “Gigi është e fokusuar vetëm tek më e mira për vajzën e saj Khai. Ajo kërkon privatësi gjatë kësaj kohe.

"Kjo vjen pasi u raportua nga revista People se ajo dhe Zayn, 28 vjeç, nuk janë më në lidhje, me një burim që tha: “Ata nuk janë bashkë tani. Megjithatë, të dy janë prindër të mirë”.

Tani pretendohet se ndarja e çiftit erdhi nga ‘tensioni’ i shkaktuar nga Zayn, i cili akuzoi Yolandaën për zbulimin e lajmit të shtatzënisë së Gigit në vitin 2020, gjë që çoi në grindjen mes tyre.

Zayn i ka mohuar akuzat e saj, duke thënë se konflikti mes tyre ishte thjesht me ‘fjalë të ashpra’ ndaj njëri-tjetrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco