Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

'Mes tyre ka diçka më shumë', tek banorët nisin dyshimet për dyshen Semi-Granit

'Mes tyre ka diçka më shumë', tek banorët nisin dyshimet për dyshen Semi-Granit

14:17, 29/10/2021
A+ Aa A-

Granit Cana, Fifi dhe Semi Jaupaj janë tre nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni ne shtepinë e ‘Big Brother Vip’.

Fifi ka shprehur hapur pëlqimin e saj ndaj Granitit dhe e ka shfaqur shpesh-herë xhelozi ndaj tij, ndërkohë që ky i fundit ia ka bërë të qartë, se e do shumë si person, por nuk e sheh si partneren e tij të ardhshme.

Megjithatë, Graniti ka flirtuar me një tjetër vajzë të shtëpisë, Semi Jaupajn dhe këtë e kanë vënë re të gjithë banorët.

Gjatë diskutimeve të tyre për 'trekëndëshin', ata janë shprehur se arsyeja e stepjes së Granitit është Fifi, pasi besojnë se mes Granitit dhe Semit ka pëlqim.

Nga ana tjetër, Graniti është deklaruar si për Fifin, ashtu edhe për Semin, se s’do të lidhet me asnjë vajzë në shtëpinë e “Big Brother”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco