Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Kafe Shqeto/ Mentor Haziri flet për këngën e fundit: 'Do të jetë një shuplakë për...'

Kafe Shqeto/ Mentor Haziri flet për këngën e fundit: 'Do të jetë një shuplakë për...'

11:57, 29/10/2021
A+ Aa A-

I ftuar sot në “Kafe Shqeto” ishte këngëtari i njohur i muzikës shqiptare Mentor Haziri, i cili foli për projektin më të ri muzikor të titulluar “U bo gati dashnia”.

Kjo është një nga këngët kryesore e albumit të cilin këngëtari tha se do ta ketë gati së shpejti, i cili ka në bazë folklorin shqiptar të të gjitha trojeve.

Ky është një projekt “shupkalë” ndaj të gjithë atyre të cilët e kanë cënuar disi folkun tonë shqiptar, pasi unë jam rritur nën tingujt e muzikës së Nexhmie Pagarushës”- u shpreh këngëtari.

“Promovimi i muzikës shqiptare ishte qëllimi im i vetëm të cilën u përpoqa ta sjell përmes këtij albumi”-tha ai.

Ndër të tjera, ai ka treguar se kohët e fundit ka qenë shumë i angazhuar në muzikë dhe do të vazhdojë të sjellë hite të reja për të gjithë publikun shqiptar.

Sa i përket jetës personale, Mentori tregoi se është ‘single’ dhe nuk e mendon një martesë për momentin pasi është i përkushtuar në projektet e reja muzikore.

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco