Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Beniada Nishani dhe Ardit Çuni 'martohen' në 'Big Brother VIP'

Beniada Nishani dhe Ardit Çuni 'martohen' në 'Big Brother VIP'

10:22, 26/10/2021
A+ Aa A-

Beniada Nishani dhe Ardit Çuni ‘u martuan’ ditën e djeshme brenda ambjenteve të shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Ata shkëmbyen puthjen e parë dhe i thanë “Po” njëri-tjetrit përgjithmonë në sytë e banorëve të tjerë.

Mirëpo, ky organizim është bërë në kuadër të një lojë që vëllai i madh kërkoi banorëve të shtëpisë.

Si rezultat i gjithë kësaj, ishin Beniada dhe Arditi ata që u zgjodhën si çift për ti dhënë fund beqarisë, në kuadër të lojës, edhe pse një nga propozimet ishte edhe Fifi me Granit Canën.

Pasi u bënë gati, banorët dolën jashtë në oborr, ku kishte edhe një orkestër që do t’i shoqëronte gjatë orëve të dasmës.

Ata nisën të kërcenin pranë Semit dhe Sheilës, të cilat ishin shoqërueset e nuses, që në fund do të “luftonin” për të kapur lulet e nuses.

Sipas vëllait të madh, kjo lojë nuk përfundon me kaq, sepse gjatë ditëve në vazhdim, banorët do të organizojnë edhe dasma të krahinave të tjera dhe jo vetëm të krahinës veriore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco