Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Aurela Hoxha ndan imazhe të reja nga ardhja në jetë e Alaron

Aurela Hoxha ndan imazhe të reja nga ardhja në jetë e Alaron

09:57, 26/10/2021
A+ Aa A-

Aurela Hoxha e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë e saj deri në ardhjen në jetë të djalit.

Bukuroshja bionde zbuloi se është bërë nën para disa muajsh dhe i mahniti të gjithë me format trupore, duke bërë të vështirë të besojmë se kishte sjellë në jetë një bebe.

Ditën e djeshme, Alaron mbushi pesë muaj jetë e me këtë rast, mami Aurela publikoi disa imazhe të reja me të birin, përfshirë edhe atë nga materniteti, kur modelja ka marrë në krahë për herë të parë të birin.

“Alaron është 5 muajsh sot! Të dua engjëll!”, shkroi Hoxha krahas imazheve.

Aurela, jeton aktulisht në Spanjë së bashku me partnerin e saj, biznesmenin nga Mileto, i cili quhet Alban.

 Ajo nuk ka publikuar asnjë foto me të dhe ka vendosur të mos e zbulojë identitetin e tij.

Gjatë një interviste, modelja zbuloi se nuk e mbajti sekret shtatzëninë pasi gjatë kësaj periudhe ka qenë në Shqipëri dhe ka udhëtuar, por nuk e ka parë të arsyeshme të hedhë imazhe në rrjetet sociale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco