Edi dhe Ada kapen ‘mat’ jashtë emisionit, konkurrentja e maskuar

Edi dhe Ada kapen ‘mat’ jashtë emisionit, konkurrentja e maskuar

17:31, 25/10/2021
A+ Aa A-

Dy konkurrentët e “Përputhen”, Ada dhe Edi i dhanë një mundësi të dytë njëri-tjetrit.

Pas disa javësh të mërzitur e në distancë, Edi i kërkoi falje Adës dhe kjo i bëri gjërat më të lehtë.

 

Dozat romantike u rikthyen në “Përputhen Prime”, ku Ada e ‘mbuloi’ me dhurata Edin.

Faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar një fotografi të Edit dhe një vajze që pretendohet se është Ada.

 

Ajo ka vendosur të maskohet dhe të tregohet shumë e kujdesshme për të mos rënë në sy që ka takuar jashtë programit Edin.

Takimet jashtë emisionit janë të ndaluara, por mbetet të shihet si do trajtohet veprimi i tyre në emision.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco