Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Për të mos u humbur/  Rikthehet festivali ‘Lulebore’ në Shkodër, ja ku dhe kur mund ta shihni live

Për të mos u humbur/ Rikthehet festivali ‘Lulebore’ në Shkodër, ja ku dhe kur mund ta shihni live

13:16, 22/10/2021
A+ Aa A-

Fundjavën tjetër 29-30 tetor në Shkodër do të zhvillohet festivali ‘Luleborë’ në Shkodër të cilin do ta prezantoj gazetari Enkel Demi së bashku me këngëtaren e njohur Rosela Gjylbekun.

I ftuar për të folur për këtë projekt ishte drejtori artistik i këtij festivali i cili bashkë me Shpëtim Saraçin do t'i japin tonalitetin dhe çdo lloj nuance tjetër festivalit ‘Luleborë’, Markelian Kapedani, në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’.

Flavio: Është edicioni i gjashtë por a ka pasur shkëputje nga pandemia ky festival si çdo gjë tjetër?

Kapedani: Jo nuk ka pasur kemi bërë një edicion playback me regjistrim, nuk ka pasur shkëputje.

Flavio: Do të thotë që në këtë edicion do t’i riktheheni të kënduarit live ?

Kapedani: Pa diskutim.

Flavio: Ku do të zhvillohet?

Kapedani: Festivali do të zhvillohet në teatrin ‘Migjeni’ me datën 29-30 tetor dhe biletat shiten pranë institucionit. Kemi bërë dhe një logo të re.

Flavio: Se mos e keni bërë si Teatri Kombëtar i Baletit me logo të kopjuar?

Kapedani: Jo, kemi bashkëpunuar me shokun tim të ngushtë që ka sjell ndryshimet. Se unë kam pasur gjithmonë dëshirë për këtë festival për të angazhuar sa më shumë brezin e ri, i cili sjell freskinë dhe sjell muzikën e kohës që ne jetojmë. Sidoqoftë ne vazhdojmë të mbajmë të lidhur festivalin dhe me traditën pra me ato intonacionet e muzikës së qytetit tonë.

Flavio : Pse dy netë zoti Kapedani?

Kapedani: Është për zgjidhje të disa problemeve teknike që kemi hasur dhe prandaj në një farë mënyre e kemi thjeshtëzuar të paktën për këtë herë.

Falvio: Mund të kemi disa emra nga ata që do të performojnë live dhe si do të jetë përzgjedhja e këngëve?

 Kapedani: Skaleta është e ndërtuar në bazë të atyre këngëvë që janë përzgjedhur më përpara,  të cilat kanë kaluar fazën e parë, kështu dhe fazën e dytë të aranxhimit prej produksionit në studio. Këtë radhë kemi dhe një produksion të cilin mund ta shfrytëzojmë dhe për Youtube,  pra në një farë mënyre dhe publiku do të jetë i vënë në kontat me këngët dhe disa ditë para festivalit.

Flavio: Fituesin mund ta themi që sot apo nuk ka një fitues? shprehet me shaka moderatori.

Kapedani: Jo nuk është ashtu se ka për të pasur një juri e cila ka për të votuar.

Flavio: A do të ketë një transmetim live apo do të ta shohim në Youtube?

Kapedani: Të dy netët do të regjistrohen nga Radio Televizioni Shqiptar dhe përsa i përket transmetimit nuk e di, si do ta vendosin ato vetë, ne jemi të përgatitur për transmetimin live.

Flavio: Më bukur se këto evente janë after party të artistëve i keni marrë masat për ato?

Kapedani: Pa diskutim do të kemi after party.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco