Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

 Semi pajtohet me Ilirin! Gjejeni pak kush ju dha fund zënkave në shtëpinë e 'Big Brother VIP'?

Semi pajtohet me Ilirin! Gjejeni pak kush ju dha fund zënkave në shtëpinë e 'Big Brother VIP'?

13:03, 22/10/2021
A+ Aa A-

Debati i Ilirit me Semin dhe Donaldin ka bërë që këta të fundit të mos i flasin atij dhe anasjelltas. Madje Iliri ka shprehur se ndihet shumë i zhgënjyer nga Donaldi dhe se ai e goditi shumë ulët.

Shumica prej banorëve kanë shprehur mospëlqim për gjithë situatën e pakëndshme të krijuar.

Ndërkohë, dikush tjetër mbrëmjen e djeshme ka bërë që të qetësohen gjakrat brenda shtëpisë.

Paloma u vesh si Donaldi duke tentuar që ta imitonte dhe kjo ka shkaktuar jo pak të qeshura dhe te aktori.

Në këtë mënyrë dyshja i dhanë fund keqkuptimeve mes tyre që lindën kur Paloma i tha Donaldit se mimika e tij e kishte zhgënjyer në momentin që ajo u votua si e preferuara e publikut.

Një jetë kemi dhe e vetmja gjë që na mbetet është dinjiteti, respekti dhe vlerësimi”, u shpreh Paloma.

Ky veprim i saj nuk qetësoi vetëm gjakrat mes saj dhe Donaldit, por edhe mes këtij të fundit me Ilirin, i cili mori hapin dhe sqaroi çdo debat me aktorin e humorit dhe Semin.

Kujtojmë se pas debatit të pak ditëve, ndërprenë komunikimin së bashku.

Mbase asgjë s’do jetë si më parë mes tyre, por të paktën jo aq sa të mos flasin me njëri-tjetrin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco