I ftuar sot në ‘Kafe Shqeto’ ishte ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Atdhe Xheravina.
I pyetur nga moderatori Flavio Qarri lidhur me jetën e tij personale, konkretisht lidhjen me Bora Zemanin, Atdheu u shpreh se ndihet i lodhur lidhur me këto thashetheme pasi asgjë nga këto nuk është e vërtetë.
‘Nuk është normale që moderatorja e programit ku unë isha konkurrent të jetë e dashura ime, unë kam shumë respekt për të’-u shpreh Atdheu.
Lidhur me famën e fituar gjatë daljen nga ‘Përputhen’, ai tha se kjo ka ndikuar pozitivisht edhe në biznesin e tij, pasi njerëzit ende vijnë në lokal për të parë Atdheun.
Sa i përket sezonit të tretë të Përputhen,Atdheu u shpreh se nuk e sheh veten me asnjërën nga vajzat.
“Konkurrentet e këtij sezoni nuk janë të përshtatshme për mua, nuk besoj se do të kisha dalë çift me asnjërën nga ata”-tregoi ai.
Në të ardhmen, Atdheu tregoi se mendon që të hapë një biznes të njëjtë me atë që ka në Gjakovë, ndërsa u shpreh se nuk e ka në plane të afërta një martesë të mundshme.
‘Jam single, shpresoj që së shpejti edhe unë ta gjej dashurinë e jetës’-u shpreh Atdheu në fund të intervistës.
© SYRI.net