Ai nuk është Kanye, është “Ye”.
Një gjykatës në Los Angeles miratoi sot një peticion të reperit Kanye West për të ndryshuar zyrtarisht emrin e tij për t’u njohur thjesht si “Ye”, pa mbiemër.
Gjyqtarja e Gjykatës Superiore të Los Angelesit, Michelle Williams Court, i dha përgjigje reperit, i cili paraqiti peticionin e tij më 24 gusht dhe deklaroi se po e bënte ndryshimin për arsye personale.
Artisti, 44 vjeç, publikoi një album të tetë të titulluar “Ye” në qershor të vitit 2018. Ka qenë emri i tij në Twitter për ca kohë.
Po atë vit, këngëtari tha në një intervistë me drejtuesin e radios Big Boy se ai beson se “Ye” është “fjala më e përdorur në Bibël dhe tha se në Bibël do të thotë “Ti”.
© SYRI.net