Dy banorët e “Big Brother VIP Albania”, Semi dhe Iliri, kanë debatuar së fundmi me tone të ashpra ku nuk kanë munguar as ofendimet.
Debati i tyre erdhi pasi gjatë një diskutimi Semi i ka drejtuar gishtin e mesit Ilirit i cili nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjest.
Ai i është kthyer asaj duke “dënuar” këtë veprim dhe e ja quajtur të paedukatë.
Në dhomën e rrëfimit Semi tha se ishte tallur dhe nuk kishte pasur asnjë qëllim të keq.
“Për shaka ia bëra me gishtin e mesit. E mori shumë seriozisht e mori shumë afër zemrës si gjë”-tha ajo.
Sakaq, Iliri u shpreh i ofenduar te Arjola duke thënë:
“Ato mbaji për vete i thashë, “S’ta lejoj, je e paedukatë”!- i thashë. Troç, jo kshu jo ashu!”.
© SYRI.net