Mauria Icardi dhe Uanda Nara ishin në qendër të vëmëndjes së fundmi.
Arsyeja?
Postimi që modelja bëri në llogariën e saj në Instagram ku shkruante:
''Ju shkatërruat familjen për një kurvë' postim i cili bëri që të gjithë të aludonin për ndarjen e çiftit.
Dhe jo vetëm kaq mediat argjentinase shkruanin se Uanda e kishte konfirmuar ndarjen me Icardin duke shtuar se mikesha e çiftit, Eugenia Suarez ishte e dashura e re e lojtarit të PSG.
Suarez është një aktore, këngëtare, modele 29-vjeçare nga Buenos Aires, yll i programit "Bendita".
Ajo ka rrënjë japoneze dhe quhet "Kina" për shkak të syve të saj në formë bajame.
Pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë është nënë e tre fëmijëve: Rufina e lindur në 2013 nga marrëdhënia me aktorin Nicolas Cabré, dhe Magnolia dhe Amancio të lindur në 2018 dhe 2020 nga historia me aktorin kilian Benjamín Vicuña (me të cilin u nda pas pesë vjetësh, kohët e fundit)
Uanda Nara dhe Mauro icardi u martuan më 27 maj 2014 dhe kanë dy fëmijë.
© SYRI.net