Tension dhe debate, Gilberta dhe Iliri ballafaqohen për herë të parë pasi u ndanë

Tension dhe debate, Gilberta dhe Iliri ballafaqohen për herë të parë pasi u ndanë

15:45, 16/10/2021
A+ Aa A-

Sot në “Goca dhe Gra” ishin të ftuar Iliri dhe Gilberta, çifti i Për’puthen +40,të cilët u ndanë në rrethana të pa shpjegueshme.

Gilberta: Unë e kam thënë gjithmonë që jashtë do shihet se si do funksionojë. Pasi dolëm nga programi u rrallua komunikimi dhe takimet.
Iliri: Mbas emisionit kisha nevojë për kohë, për gjërat e mia personale, se sa dhe si e dija vetë unë. Mbasi të organizohesha, do mblidheshim bashkë e do iknim diku.
Gilberta: Kur njeriu është në çift ‘gjërat e mia personale’ bëhen gjërat tona.Unë nuk i di fare gjërat e Ilirit, se çfarë problemesh kishte. Jam shumë e arsyeshme dhe tolerante si person, por nëse nuk mi thua, atëherë me kë e kam unë lidhjen? Mos komunikimi pastaj, thjesht një natën e mirë, unë e shihja në Instagram që komunikonte me publikun, si me mua e kishte të vështirë të komunikonte? Unë i shkruajta mesazh “Nuk je prezent” më pas pas dy javësh heshtje nga ana e tij, kisha dhe presionin e publikut pse nuk jeni bashkë, pse nu keni foto unë e tregova të vërtetën.
Iliri: Ndërkohë që unë isha duke u marrë me gjërat e mia, Gilberta po bluante. Më shkruante mesazhe “Jam e lënduar”, a thua se kishim 5-10 vite bashkë.
Gilberta: Na filluan problemet që kur Iliri nuk pranonte të prononcoheshin familjarët e tij.
Në momentin që deklarohesh dhe bën premtime, nuk ke pse e ke atë problem.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco