Linda Halimi vazhdon të tregojë të pasmet në fotografi pas ndërhyrjes kirurgjikale

Linda Halimi vazhdon të tregojë të pasmet në fotografi pas ndërhyrjes kirurgjikale

13:25, 16/10/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka treguar javë më parë se ka kryer një ndërhyrje estetike në trupin e saj të quajtur BBL.

Bëhet fjalë për transferimin e masës dhjamore nga pjesa e barkut në vithe.

Këngëtarja  madje ndau me ndjekësit e saj tërë procesin e kryer në një nga klinikat në ShBA.

Tani, Linda i ka më të shpeshta paraqitjet në Instagram, ku vë në pah të pasmet e saj të reja, formësimi i të cilave është arritur me anë të ndërhyrjes së re.

Së fundmi, ajo publikoi një fotografi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shihej në bikini në një vend tropikal, teksa tregon nga kamera vijën e saj të trupit, me theks të veçantë vithet e saj.

“Ça t’them vllai jot”, ka shkruar këngëtarja Halimi në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco