Lajmi i fundit

ODEON/ 'Unë, Fojerbahu', Ervin Bejleri: Teatri u përket atyre që e ngulin thikën në shpirt

Ja përse vajzat e “Little Mix” nuk i flasin ish-anëtares Jesy Nelson

Ja përse vajzat e “Little Mix” nuk i flasin ish-anëtares Jesy Nelson

13:25, 14/10/2021
A+ Aa A-

I-sh-anëtarja e grupit “Little Mix”, Jesy Nelson akuzohet se përçau pjesëtaret e tjera të grupit, pasi u largua pa folur drejtpërdrejt me to.

Këngëtarja njoftoi se po largohej nga grupi në dhjetor 2020, kur ndau një deklaratë të gjatë në Instagram, në të cilën thuhej se po tërhiqej për të mbrojtur shëndetin e saj mendor.

Sipas “Daily Mail”, Jesy ka folur për betejat me shëndetin mendor në të kaluarën dhe zbuloi në dokumentarin e saj në vitin 2019, “Odd One Out”, se është përpjekur të vetëvritej pas presionit të madh nga publiku dhe mediat.

Sidoqoftë, një burim ka zbuluar se largimi i saj ishte një tronditje e madhe për anëtaret e tjera të grupit, Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall.

Kjo pasi vajzat e mësuan vendimin përmes avokatëve. Për shkak të këtij veprimi, ato nuk kanë folur me Jesy-n për një vit.

Tani Leigh-Anne e ka akuzuar Jesy-n për “blackfishing”, (një term i përdorur për të përshkruar një person të bardhë që përpiqet të duket si me ngjyrë), në videon e re të Jesy-t dhe Nicki Minaj, “Boyz”.

“Jesy e krijoi këtë skenar. Ajo u largua nga grupi pa u thënë drejtpërdrejt vajzave apo menaxherëve dhe ata e mësuan këtë përmes avokatëve të saj,”-tha një burim për “Daily Mail”.

Pas kësaj, Jesy thuhet se mbeti “e shkatërruar” dhe se mendonte se Leigh-Anne kishte ndezur urrejtje racore dhe një valë revolte online drejt saj.

Ajo u tha miqve se nuk mund ta besonte që dikush që dikur e quante familje mund të ishte kaq mizore me të.

 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco