Luftëtar MMA në mëngjes, 'Mbretëresha Lola' në mbrëmje

Luftëtar MMA në mëngjes, 'Mbretëresha Lola' në mbrëmje

12:55, 14/10/2021
A+ Aa A-

Diego Garijo në moshën 41 -vjeçare, me një trup të mbushur me tatuazhe, shtatë fitore në MMA, pati një karrierë që filloi nga viti 2006 e në vazhdim. 

Sidoqoftë, një dëmtim i rëndë në 2012 e detyroi atë të tërhiqej nga veprimtaria aktive pasi humbi shikimin në njërin sy. 

Në vitin 2018, megjithatë, ai u kthye në ring në një sport edhe më të dhunshëm, boks me duar të zhveshura.  

Por më herët ai kishte filluar të performonte si 'Lola' në klubet e natës në San Diego.

I lindur në Guanagato, Meksikë, Diego Garrigo, e pa veten menjëherë në rrugët e San Diego si anëtar i bandave meksikane. 

Ai e kaloi pothuajse të gjithë adoleshencën e tij në riedukim dhe rininë e tij në burg. 

Atje Garijo mësoi të luftonte dhe e mbushi trupin me dhjetëra tatuazhe. 

Nuk është homoseksual, siç pretendon, por atij i pëlqen të eksplorojë anën e tij femërore përmes veshjeve të grave dhe shfaqjeve të tij si një mbretëreshë dragua.

''Më pëlqente të vishesha si një grua që në moshë të re. Më kujtohet kur isha gjashtë vjeç, vishja këpucat me taka dhe rrobat e nënës sime. Unë nuk jam homoseksual. Njerëzit nuk mund ta kuptojnë se feminiteti dhe preferencat seksuale janë diçka e ndryshme"  tha ai në një intervistë.

I pyetur nga gazetarët se çfarë dhemb më shumë, grushta ose depilim, Diego u përgjigj se "nuk ka dhimbje më të keqe se një thonj i rremë akrilik i thyer" .

 Ai filloi të performojë si një mbretëreshë drag, kur në vitin 2016, ai shikoi një seri seminarësh mbi "ndjeshmëria emocionale dhe vetja jonë tjetër".

Ai pastaj vendosi që duhej të pajtohej me anën e tij të shtypur femërore. 

Dhe kështu ai vendosi të lëshojë emocionet e tij dhe të dalë në pista si "Lola". 

Ai mori pjesë në kurse intensive vallëzimi, vuri vathë dhe gjeti një stilist që do ta ndihmonte të gjente personalitetin e tij të 'Mbretëreshës Drag'. 

Këtë sezon, Diego Carrillo po xhiron një dokumentar për jetën e tij të jashtëzakonshme. 

Miku ndihmës John Pantila, është producent dhe regjisor, dhe besojnë se së shpejti do të kenë një kontratë me Netflix.

Më poshtë mund të shihni një performancë të Diego Garijos si Lola.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by diego garijo (@diegogarijo)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco