Disa javë më parë në rrjet qarkulloj një video në të ciën një modele ruse ftonte Dion Xhonin.
Ajo quhej Ariana Li-Rey dhe publikoi në Instastory një video teksa dëgjonte hitin “Make a pose” nga Don Xhoni.
Po të presim në Rusi zemër”, shkroi Ariana.
Madje, më pas u shtunë dyshime të mëtejshme se dyshja mund të ketë nisur një romancë, pasi ata bisedojnë thuajse çdo moment me njëri-tjetrin dhe Ariana e thërret reperin “burri im”.
Ajo nuk i ka ndalur postimet e tilla pasi së fundmi një status i publikuar nga jao në gjuhën angleze që fliste për opinionin e saj në publik, në fund të shkrimit ka thënë: “Nga Ariana Isufi”, duke i vënë emrit të saj mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.
Këtë shkrim e ka postuar menjëherë edhe reperi i cili ka vënë një shigjetë në mbiemrin e tij, duke nxitur dyshime te fansat nëse bëhet fjalë për një martesë të mundshme mes dyshes.
Megjithatë nuk mbetet pas as ideja që ata mbase po bëjnë shaka apo e gjithë kjo bëhet për vëmendje.
© SYRI.net