Rita Ora e quan 'çmenduri' performancën në Kullën Eiffel

Rita Ora e quan 'çmenduri' performancën në Kullën Eiffel

11:57, 05/10/2021
A+ Aa A-

Rita Ora ka arrit të bëhet një prej këngëtareve më të suksesshme në botë, dhe padyshim është një prej artisteve shqiptare me më së shumti famë botërore.

Dhe, 30-vjeçarja së fundi ka realizuar një prej koncerteve më të veçanta në karrierën e saj muzikore.

Ylli i hitit “Anywhere” ditë më parë (30 shtator) ka mbajtur koncert recital në Kullën Eiffel, në Paris, teksa shkëlqej me performancën.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, Rita ka ndarë fotografi me dukjet e ndryshme që kishte veshur gjatë koncertit.

“Më shumë momente nga Parisi!! Të jesh në krye të Kullës Eiffel është çmenduri!!Dhe erë. Shpresoj që të gjithëve ju ka pëlqyer ta shikoni shfaqjen”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve ku shihet e veshur me një trupore me pupla ngjyrë të zezë, të kombinuar me aksesor-ka shkruar Rita.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco