Moderatorja shqiptare: Detyrohem të bëj 3 punë se nuk më del

Moderatorja shqiptare: Detyrohem të bëj 3 punë se nuk më del

08:30, 04/10/2021
A+ Aa A-

Moderatorja dhe këngëtarja Gerta Heta e ftuar në emisionin "Fitstation", në News24, tregoi se edhe pas 20 vitesh karrierë, ajo detyrohet të bëjë tre punë pasi nuk i del. 

Gerta tha se punon në dy media të ndryshme dhe një punë të tretë teksa u shpreh e penduar që nuk e ka përdorur famën ndryshe.

“Siç e sheh unë bëj 3 punë, në 2 media të ndryshme. Nuk është e lehtë aspak. Imagjino më shumë se 20 vite punë dhe sot vazhdoj bëj 3 punë se nuk të mjafton. Ndoshta duhet të isha treguar vajzë e shkathët të kisha hapur një biznes timin, ndoshta duhet të kisha përdorur famën kur isha më e famshme pasi tani jam tërhequr. Dilemë e madhe, Radio tani nuk është në ditët më të mira financiarisht pasi dëgjohet vetëm në makinë.

Sot unë jam shumë prezente në rritjen e fëmijëve, nuk më mungon asgjë. Dhe famën e kam shijuar, fansat, autografet, tjetër lloji fame jo si kjo sot me ndjekës. Njeriu duhet të kuptojë që kjo jetë është me faza. Nuk mund të konkurosh një vajzë të re që është në kulmin e suksesit televiziv dhe të pamjes të saj më të mirë. Duhet të tërhiqesh. Nuk mund t’i futem tani botoksit, fillerave që të jem në konkurrencë me vajzën e re”, tha Gerta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco