Lana Del Rey dukej më e lumtur se kurrë pasi u pa për herë të parë që nga çaktivizimi i kanaleve të saj në mediat sociale pak më shumë se dy javë më parë.
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Woolridge Grant, u fotografua në një kishë në Beverly Hills të mërkurën.
Del Rey kishte veshur një fustan me mëngë të fryra dhe një dekolte katrore.
Ajo e shoqëroi fustanin e saj të kishës me një triko të gjelbër të hapur dhe një çantë të kuqe të mbushu me tegela.
Ndërkohë, sipas “The Sun”, asaj iu ofruan honorare nga kënga e re Lorde “Stoned at the Nail Salon”, pasi u bënë krahasime midis melodive të këngës dhe këngëve të Lana “Wlid at Heart” dhe “Hope Is a Dangerous Thing For a Woman Like Me To Have”.
Thuhet se këngëtarja dëshiron që Lorde të pranojë se ajo ishte ndikuar nga këngët e saj, në mënyrë që të arrinte një zgjidhje miqësore dhe të shmangte një çështje ligjore.
© SYRI.net