‘Më tha ik bëj gjoksin’/ Modelja zbulon lidhjen e fshehtë me Maradonën: Më joshi kur isha 16 vjeç

‘Më tha ik bëj gjoksin’/ Modelja zbulon lidhjen e fshehtë me Maradonën: Më joshi kur isha 16 vjeç

16:20, 29/09/2021
A+ Aa A-

Legjenda e futbollit, Diego Maradona, joshi një nga ish-të dashurat e tij kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe më pas i dha asaj kokainë.

Këtë e ka zbuluar modelja kubane Mavys Alvarez, e cila tregoi për marrëdhënien e saj me argjentinasin dhe se si më pas ky i fundit e kishte bulizuar duke i thënë që të bënte operacion gjoksin.

 

Ajo theu heshtjen për marrëdhënien e tyre në një intervistë me 4 pjesë në televizionin America TeVe.

37-vjeçarja bjonde tha: “Diego më njohu me drogërat për herë të parë kur isha 16 vjeç, ishte gabimi më i madh i jetës time”.

 

Ajo e mbajti sekret për kaq kohë të gjatë lidhjen e tyre nga frika e mentalitetit të familjes së saj që ende jeton në Kubë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco