Angelina Jolie dhe Brad Pitt edhe pse martesa e tyre mori fund para dsa vitesh, muajt e fundit kanë qenë në një luftë të vazhdueshme.
Pas mosmarrëveshjeve të mëdha në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve të tyre, dyshja u përplasën sërish për një pronë luksoze që ata zotërojnë në Francë.
Bëhet fjalë për një vend ku ata i thanë “po” njëri-njëri tjetrin dhe lidhën jetët e tyre bashkë.
Një burim ëhtë shprehur se Angelina është akuzuar se dëshiron t;i shesë pronat e saj, por nuk do të lëjojë që Brad t’i blejë ato.
Nga ana tjetër, Pitt pretendoi se kjo është një përpjekje e Angelinës për të shmangur detyrimet ndaj tij pasi thuhet se ata kishin rënë dakord më parë që t’i jepnin njëri-tjetrit mundësinë për të blerë pronën nëse njëri prej tyre vendos të heqë dorë.
Tanimë vendimi është marrë dhe mosmarrëveshja më e fundit ligjore midis dyshes mbi pronën në Francë është zgjidhur.
Aktores do t’i lejohet të shesë aksionet e saj në kantinën e verës dhe zonën përreth, ku u martua me Pitt, tek një palë e tretë.
Sipas mediave të huaja, aktorja është e lirë të menaxhojë pronën e saj pas një marrëveshjeje midis dy palëve, dhe jo pas një vendimi të ri të gjykatës.
© SYRI.net