Luana Vjollca blen vilën luksoze në Kosovë, ndan pamjet

Luana Vjollca blen vilën luksoze në Kosovë, ndan pamjet

09:20, 24/09/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka bërë së fundmi një investim shumë të madh të saj, i cili përkthehet në pasuri të paluajtshme në Kosovë.

Ka qenë vetë ajo, që ka bërë të ditur se ka blerë një shtëpi në një lagje të re në ndërtim e sipër në Makresh të Epërm të qytezës së Artanës.

Image

Përmes një videoje të publikuar në “InstaStory”, Luana i shkruante fansave se personi i parë që do ta qëllonte se cilën nga vilat kishte blerë, do të fitonte zbritje.

Me këtë blerje, moderatorja do të jetë fqinje e disa personazheve VIP që kanë blerë vila në këtë sezon, si reperi Ledri Vula, moderatori Labinot Gashi dhe humoristi Naser Rafuna.

Image

Sa i përket jetës private, thuhet se Vjollca është në lidhje, prej disa vitesh, me biznesmenin e njohur Krenar Çoçaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Abalone24/09/2021 11:48

Nuk ka qenë e as nuk është këngëtare apo moderatore...janë epitete që ia vë vetes ajo

Shto koment

Denonco