Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Aktorja 51-vjeçare rrëfehet për jetën personale: Sekreti im më i errët është…

Aktorja 51-vjeçare rrëfehet për jetën personale: Sekreti im më i errët është…

11:03, 22/09/2021
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Uma Thurman ditën e djeshme teksa realizoi një intervistë për “The Washington Post” ka folur për sekretin më të errët të jetës së saj.

Ylli i “Kill Bill”, 51 vjeç, shkroi një ese për ndalimin e abortit në Teksas duke u nisur nga historia personale.

Thurman zbuloi se vetë ajo ka pësuar një abort në “adoleshencën e vonë”, shkruan “Page Six”.

“Ky ligj (sipas të cilit aborti ndalohet sapo të dëgjohet një rrahje zemre e fetusit) është një mjet tjetër diskriminues kundër atyre që janë në disavantazh ekonomik, dhe shpesh, kundër partnerëve të tyre,”- tha Thurman.

Ajo vazhdoi: “Gratë dhe fëmijët e familjeve të pasura kanë të gjithë të drejtën e zgjedhjes dhe përballen me më pak rrezik. Unë jam e pikëlluar, që ligji i vë qytetarët kundër qytetarëve, duke u mohuar atyre zgjedhjen për të mos pasur fëmijë, për aq kohë sa nuk mund të kujdesen për ta, ose duke shuar shpresat e tyre për familjen e ardhshme që mund të zgjedhin.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco