Presidetja e Kosovës dëgjon këngën e Dua Lipës dhe ajo nuk mund të ishte më ë lumtur se kaq

Presidetja e Kosovës dëgjon këngën e Dua Lipës dhe ajo nuk mund të ishte më ë lumtur se kaq

16:15, 15/09/2021
A+ Aa A-

Dua Lipa padyshim mbetet një nga emat më të suksesshëm në industrinë e muzikës botërore.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka arritur të mbledhë një numër të madh fansash të cilët dëgjojnë muzkën e saj brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.

Së fundni, një person tepër i rëndësishëm për shtetin e Kosovës ka treguar se është fansja numër një e këngëve të Duas.

Bëhet fjalë për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e cila këto ditë po qëndron në Gjermani.

Osmani ndodhet sot në ditën e saj të dytë të vizitës zyrtare në Berlin, teksa e shoqëruar nga eskorta gjermane, presindetja duket se zgjedh me kujdes muzikën që dëshiron të dëgjojë në veturën e saj.

Në videon e publikuar në Instastory ajo ka treguar brenda makinës së saj po degjon këngën “Levitating” e Dua Lipës.

“Duke filluar ditën e dytë në Gjermani me Dua Lipën”, ka shkruar Osmani në videon e publikuar në InstaStory.

Dua e ka shpërndarë sërish këtë video në Instagramin e saj, teksa shkruan: “Presidentja jonë e di mirë punën”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco