Rita Ora dhe i dashuri i saj, Taika Waititi, e shmangën aktoren Tessa Thompson gjatë festës në “Met Gala”, pas puthjes treshe që shkëmbyen në fillim të këtij viti.
46-vjeçari Taika ishte në titujt kryesorë të mediave në të gjithë botën për shkak të puthjes me dy vajzat në ballkonin e shtëpisë së tij më 23 maj, shkruan “Daily Mail”.
Rita Ora dhe i dashuri i saj u larguan nga festa menjëherë pas Tessa-s. Ndërkohë, Tessa e kaloi natën e shoqëruar me një çift tjetër, Channing Tatum dhe Zoe Kravitz.
Pavarësisht kritikave që mori si nga rrjeti, ashtu edhe nga kolegët e tij, Taika tha gjatë një interviste të dhënë më parë se nuk ishte “i mërzitur” nga vëmendja që fotot morën.
Ai tha: “Jo vërtet. Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka harrohet shumë shpejt. Dhe gjithashtu a ka ndonjë problem të madh me to? Jo, jo dhe aq. Unë nuk po bëja asgjë të keqe. Çdo gjë është në rregull”.
Pavarësisht se dyshja mbetën miq, treshja nuk u fotografua së bashku në “Met Gala”
© SYRI.net