Ami dhe Ermali prindër për herë të tretë? Moderatorja zbulon…

Ami dhe Ermali prindër për herë të tretë? Moderatorja zbulon…

17:20, 11/09/2021
A+ Aa A-

Pak ditë më parë Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi festuan 11-vjetorin e martesës.

Në llogaritë e tyre në “Instagram”, ata ndanë me ndjekësit foto mjaft të ëmbla me njëri-tjetrin, ku i dedikonin edhe fjalë të bukura.

 

Çifti që ka edhe dy fëmijë, Joelin dhe Sina, u përfol se po presin që të bëhen me një bebe tjetër.

Këto dyshime lindën pasi fansat panë fotot e Amit në rrjetet sociale.

 

Madje edhe gjatë pushimeve, Ami pozonte pas Ermalit ose me një çantë para barkut për ta fshehur atë, e si pasojë ndjekësit menduan se ajo po fsheh detajin e rëndësishëm.

Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Këtë e ka zbuluar vetë Amarda në një intervistë për “Prive”. Duket se ata të dy janë të plotësuar me djalin dhe vajzën dhe tani për tani nuk po mendojnë për zgjerimin e familjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco