Aktori i njohur turk Ahmet Tansu Taşanlar i ka dhënë fund beqarisë.
Oya Unustası dhe Taşanlar të cilët kanë qënë së bashkur për një kohë të gjatë vendosën t’i thonin PO njëri- tjetrit.
Çifti i famshëm vendosën të organizonin dasmën e tyre në Ankara mes miqve më të ngushtë.
Vallëzimi i parë i çiftit i la të gjithë të mahnitur.
Aktorja Ebru Şahin, e cila mori pjesë në dasmë, i ndau ato momente në llogarinë e saj në Instagram.
Oya Unustası, e cila i kushton rëndësi të madhe thjeshtësisë, preferoi një fustan nusërie të modelit 'peshk' për dasmën e saj.
© SYRI.net