Kylie Jenner bën debutimin e saj si shtatzënë, ndërsa shfaqet me barkun e rrumbullakosur në New York

Kylie Jenner bën debutimin e saj si shtatzënë, ndërsa shfaqet me barkun e rrumbullakosur në New York

19:37, 09/09/2021
A+ Aa A-

Kylie Jenner ka debutuar me barkun e saj të rrumbullakët, që kur konfirmoi shtatzëninë e saj.

24-vjeçarja, u pa duke shfaqur barkun e saj në një fustan të bardhë të ngjitu për trup, ndërsa ishte në Carbone në Soho, New York të mërkurën, me një dekolte mjaft të hapur, shkruan DailyMail.

Pamja bie në kontrast me shtatzëninë e parë të Kyliet, me vajzën Stormi Webster, të cilën ajo zgjodhi ta mbante të fshehtë deri pas lindjes së foshnjës së saj.

Jenner duket se është në New York për Javën e Modës, e cila filloi këtë të mërkurë.

Themeluesja e markës ‘Kylie Cosmetics’ u vesh me një pallto të gjatë të bardhë që përputhej me veshjen e saj dhe i vuri në dukje këmbët e saj në një palë taka të tejdukshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco