North West vijon ta mbajë Kimin me këmbë në tokë dhe tashmë duket si kritikuesja e saj më e madhe. Kim publikoi së fundmi në “Instastory”, një video ku reklamonte produktet e saj, por gjithë vëmendjen e mori North.
8-vjeçarja i tha së ëmës se flet ndryshe kur xhiron video për rrjetet sociale.
“Pse flet ndryshe?”, pyet North. “Pse flas ndryshe nga çfarë?”, përgjigjet Kim.
Dhe North shton: “Në videot e tua”. Kim nuk mendon kështu dhe i thotë: “Në videot e mia? Unë jam e njëjta. Unë nuk flas ndryshe”.
North fillon më pas ta imitojë të ëmën. Videoja është bërë virale menjëherë dhe në “Twitter” statuset ishin të pafundme “North nuk e lë kurrë Kim që të jetë e mrekullueshme!”, “North kritikon Kim për zërin e saj në videot e biznesit”, “North është gjithnjë e gatshme që të ngacmojë Kim në videot e saj”, janë disa nga statuset që Kim i ka publikuar edhe në “Instastory” duke e marrë me shumë sportivitet situatën.
Kjo nuk është hera e parë që North fiton vëmendjen e rrjetit.
Krahasuar me gjithë kushërinjtë e saj të familjes Kardashian, ajo duket se është më karizmatikja dhe shumë persona thonë se është një kopje e Kanye.
© SYRI.net