Ermal Meta po përgatit së shpejti një surprizë për publikun shqiptar

Ermal Meta po përgatit së shpejti një surprizë për publikun shqiptar

16:29, 08/09/2021
A+ Aa A-

Këngëtari I njohur shqiptar, Ermal Meta do të performojë në datën 17 Shtator në Shqipëri, pikërisht në stadiumin “Air Albania”.

Ai ka treguar se koncerti do të zgjasë dy orë duke treguar se hapjen e tij do ta bëjë këngëtarja  e njohur Elhaida Dani.

Ndër të tjera ai ka treguar se është duke përfunduar librin e tij të parë dhe për këtë duhet të vizitojë disa qytete shqiptare, por jo atë ku ka lindur pasi siç shprehet dhe ai me atë qyetet e lidhin kujtime të hidhura.

 "Është një histori. Roman. Më vjen keq, nuk ta tregoj dot përmbajtjen",është shprehur këngëtari.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco