Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Aktorja e njohur flet hapur për problemet me shëndetin mendor

Aktorja e njohur flet hapur për problemet me shëndetin mendor

16:07, 08/09/2021
A+ Aa A-

'Festivali i Filmit' në Venecia padyshim që bëri bashkë emra të njohur në showbizin botëror.

Një nga personazet e shumtë që mori vëmendje aty ishte padyshim aktorja e njohur Zendaya.

Ajo mbante të vëshur një fustan të maskës ‘Balmain” dhe një gjerban i cili bëri që të gjithë të kthenin sytë nga ajo.

Së fundmi, aktorja ka dhënë një intervistë për ‘British Vogue’, ku ka folur edhe për shëndetin mendor.

Ajo u shpreh se nëse dikush ka të ardhura financiare është mirë për të shkuar shpeshherë në terapi.

'Dua të them, nëse dikush është në gjendje të posedojë të ardhurat financiare për të shkuar në terapi, unë do t’i rekomandoja ta bënin këtë”, u shpreh Zendaya duke thënë se në terapitë e saj flitet shpesh për paratë.

“Nënës sime i pëlqen të kursejë dhe unë përpiqem ta mbaj këtë gjithnjë në mendje. Nëse nuk punoj sot, atëherë gjithçka mund të zhduket nesër”, u shpreh aktorja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco