Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Horoskopi për muajin shtator, astrologu i njohur tregon rastet që duhet të keni kujdes

Horoskopi për muajin shtator, astrologu i njohur tregon rastet që duhet të keni kujdes

12:58, 08/09/2021
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit  'Kafe Shqeto'  ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla i cili kishte ardhur në studio me një busull duke u shprehur se kapiteni në furtunë ‘pa busull nuk shkon’ duke shpjeguar më pas se brenda saj ndodhen planetet dhe shenjat e horskopit dhe në kombinim me njëra- tjetrën tregojnë kohën kur ndodhin fenomenet siç kishim dje Hënën e re.

Moderatori : Ju e filluat busulla në furtunë dhe ne jemi në furtunë?

Jorgo Pulla: Furtuna ka filluar sot. Jemi në këtë stuhi që po vjen. Si fillim dy fjalë përsa i përket muajit e cila është një periudhë që duhet pasur kujdes.Hëna e re e cila ishte në datën 7 deri më 4 dhjetor të këtij cikli që do të kemi do shikohen, do vërtetohen gjërat do të bëhen përllogaritje dhe pastaj do të vazhdohet nëse ka nevojë për korigjime do korigjohen, prandaj kemi një kohë shumë të gjatë dhe kjo kohë është stuhia që ne po presim të vijnë. Do të ketë zhvillime shumë madhore, natyrore dhe politike. 

Horoskopi për të gjitha shenjat sipas Jorgo Pullës:

Dashi: Do të ketë shumë ndikime pozitive por pak vëmëndje dhjetë ditëshin e dytë përsa i përket anës ekonomike. Për të tre dhjetëditëshit lidhur me çështjet e punës keni mundësi shumë të mirë duke pasur parasysh ndikimin e Marsit në trekëndësh të cilën e bën këtë periudhë më të mirë përsa i përket nismave të reja. Kjo Hënë e re ka një ndikim shumë të madh dhe në vazhdimësi po gjithësesi rëndësi të veçantë duhet t'i jepni punës dhe anës ekonomike. Përsa i përket anës shpirtërore një lidhje që keni pasur me probleme si dash-Bricjap, Dash- Luan do ta zgjidhni pikërisht tani në këtë periudhë. Në lidhje me çështjet ekonomike financiare  mundoheni që të jeni korrekt me personat e tretë ose me marrjen e një huaje duhet të keni kujdes mos u nxitoni nuk duhet të merrni kredi direkt.

Demi: Për ju të shenjes së Demit është një mundësi shumë e madhe pasi keni pasur shumë proleme madhore nëse flasim para dy vitesh jo për arsye Covidi por për arsye të tyre, tani dielli ndriçon për ju, është periudha më e mirë përsa i përket çështjeve të punës në lidhje me udhëtimet do të përfitoni. Në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore në Dem-Akrep , Dem-Ujor sidomos është një mundësi shumë e mirë për ju që jeni pak më korrekt seç duhet në këtë periudhë mundoheni që ti zgjidhni gjërat sepse me këtë Hënë të re do të përfitoni dhe ju.

Shenja e radhë që është dhe shenja e komunikimit sipas Pullës që është shenja e Binjakëve. Binjakët kanë dy gjëra kryesore sidomos për ato që janë në vende kyçe në administratë. Duhet të bëni pak kujdes sidomos ku vini vulën sepse të tjerët do të përfitojnë nga ju dhe ju aty ku jeni mund të zbrisni tre shkallë, kini kujdes mos u nxitoni. Në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me anën ekonomike financiare për çështje madhore që kanë të bëjnë në investime është koha ideale për ju. Në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore në lidhje me Binjak –Peshore  sidomos është koha shumë e mirë për të zgjidhur çështjet problematike. Ju keni dhe çështje ligjore për të zgjidhur dhe do t’ju dal e drejta e tyre.

Gaforrja : Për ju të shenjës së Gaforres duhet të ndaleni në dhjetëditëshin e dytë. Në lidhje shpirtërore Gaforre –Bricjap , Gaforre –Virgjëreshë sidomos në këtë lidhje Hëna e re e cila është në Virgjëreshë ka një ndikim duke bërë që ti rregullojnë gjërat me Gaforren. Duke qënë se Gaforrja është pak inatçi me vetveten por Gaforret lodhen shumë, vuajnë shumë por kanë një të mirë në fund dalin fitimtar dhe është mundësia tani që ju të përfitoni në këtë drejtim.

Megjithatë duke pasur parasysh në çështje pune dhe keni një rast shumë të mirë tani Gaforre – Ujor dhe Gaforre –Dash është koha perfekte në lidhje me biznesin nëse ju jeni të interesuar në këtë drejtim ju mund ta shfrytëzoni këtë periudhë sidomos personat që kanë të bëjnë me këmbim valutor apo ata që kanë të bëjnë me Real-State kanë shumë shanse të mëdha.

Luani: Për ju të shenjës së Luanit është a dhe zh përsa i përket këtij muajit. Është muaji ideal edhe pse ndihmojnë shumë luanët, Luanët e kanë të theksuar ndihmojnë dhe asnjëherë nuk e tregojnë ose nuk ta përmendin atë ndihmë, kanë xhentilesë. Në lidhje me çështjet shpirtërore kanë pasur një problem me shenjën e Peshkut dhe të Shigjetarit të cilët mund ta zgjidhin në këtë periudhë. Në lidhje me çështjet ekonomike- financiare kanë pasur një problem në fund të korrikut por nga data 14 shtator deri në fund të këtij muaji është një moment shumë pozitiv për ju për të zgjidhur këtë problem.

Virgjëresha: Për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje kanë një ndikim të mirë duke pasur parasysh Hënën dhe Marsin në shenjën tuaj ju jep një mundësi të mirë sepse në boshtin Vrgjëreshë- Peshq është Hëna e re e cila është pak e çuditshme të pret direkt nuk të le të kesh kohën e duhur, por duhet pasur kujdes për ju që interesoheni në udhëtime që keni të bëni me ligjin kur diçka ka ndodhur para dhjetë viteve një çështje ligjore. që gjoja e kanë fituar x ose y po vjen një kohë tani që ju të dilni të fituar jo ata që kanë e marrë ashtu siç dëshironin .Do dalin në sipërfaqe shumë gjëra të mëdha por ju dilni të fituar një moment perfekt në fushën ekonomike financiare në lidhje me çështjet me padrejtësive që ju është bërë, ju fitoni tani në këtë periudhe prandaj mos i lini pas dore gjërat sepse është koha është momenti ideal për ju të kësaj shenje. Në lidhje me çështjet shpirtërore që kanë të bëjnë me Binjakët dhe me Peshqit është momenti perfekt për ti zgjidhur gjërat por duhet të bëni kujdes pasi dy kunguj në një sqetull nuk mbahen. Duhe të keni kujdes dhe në një lidhje e krijuar tani rishtazi ose një lidhje të vjetër që ka rikthim, bisedoni me mendje të kthjellët atëherë do të dilni të fituar. 

Peshorja- Përsa i përket shenjës së Peshores kanë një mundësi shumë të mirë të zgjidhin një konflik të vjetër që kan pasur në lidhje me pronën apo me punën duket se tani do të zgjidhet dhe merr rrugë drejt asaj që ju keni menduar. Në lidhej me çështjet ekonomike financiare dhe në lidhje me mundësit që ju jepen në këtë periudhë shumë gjëra do të shkojnë në vendin e vet. Në një moment që ka të bëjë me çështjet ekonomike financiare një kreditim që do t'ju duhet për biznesin tuaj bëjeni se është koha tani që ju të dilni në fitore. Duke parsur parasysh dhe një çështje madhore në lidhje me anën shpritërore do të keni një lajm shumë të mirë në familjen tuaj si p.sh një fëmijë i juaj do të fitojë një bursë ose ka fituar një provim në lidhje me jashtë është diçka shumë pozitive dhe do të kenë mundësi të reja.

Akrepi- Akrepët duhet të përgatiten në lidhje me çështjet e punëve të reja por duhet të ken kujdes nëse ju  intereson shikojeni dhjetë herë mos pyesni të tretët por vendosni ju vetë që të mos jeni pishman nesër sepse jeni rrëzur shumë por nuk jeni dëmtuar. Megjithatë një lajm shumë i mrië për ju të shenjës së Akrepit në lidhje me punën tuaj do të keni një ofertë por keni kujdes mos të nxitoni sepse është momenti perfekt për diçka shumë të madhe që do të përfitojnë Akrepët për të tre dhjetëditëshit por dhjetë ditëshi i dytë është më i fokusuar në këtë drejtim. Në lidhje me çështjet shpirtërore edhe pse kanë pasur debate ne lidhje me anën shpirtërore sidomos Akrep -Luan, Akrep –Peshq duhet të kini kujdes sepse të tretët janë fajtor, zgjidhni problemet me njëri -tjetrin do të ishte më mirë sesa të pyesni të tretët kjo është ajo që unë ju them.  Ekonomia dhe financat diçka e re vjen tek ju. Akrepët nuk flasin shumë të shikojnë të kuptojnë me sy.

Shigjetarët:  Shigjetarët ngelin të vegjël gjithmonë në fakt nuk rriten dhe kanë atë debulesen e tyre lëvizjet. Këtë muaj do të kenë ca probleme të vogla në çështjen e keqkuptimeve në lidhje me anën shpirtërore por këtë do ta zgjidhin sidomos ato që kanë pasur probleme me Binajkët me Virgjëreshë me Peshqit sidomos me të shenjës së Peshqëve është një kohë mjaft e mirë  si në anën ekonomike si në anë shpirtërore është momenti perfekt ideal për zhvillime të reja dhe mundësit e reja që do tu jepen në këtë periduhë. Por nëse jeni në vende kyçe do të keni rritje në detyrë dhe në çështje rroge po në çështje rrogë duhet të keni kujdes se vërtëtë do t'ju japin të fimosni për 5 lekë por kur të shkoni në punë 5 është 3 lekë, atë 2 lekshin do ta japim do ju thonë, kini kujdes në këtë drejtim.

Bricjapi : Bricjapët luan rol kryesor në gjithë botën, sepse të gjithë të kësaj shenje janë ekonomist të shkëlqyer por ndonjëherë janë të mirë për të tjerët por për veten e tyre janë gropë. Por megjithatë kjo periudhë është një periudhë ideale përsa i përket çështjeve ekonomike financiare. Përsa i përket disa gjërave në biznesin tuaj ose do bëhet një blerje biznesi ose keni ndërmend për ta blerë për ju që merreni me pasuritë të palujtshme janë shumë të fituar. Në lidhje me anën shpirtërore një problem të vogël që ka pasur me Gaforren dhe me Binjakët do të stabilizohen.

Ujorët – Ujorët do të vuajnë dhe pak dhe do të thojnë më pas më 'lerë të zotëroj' sepse kanë bërë shumë. Biznesi  që kanë do të ketë ulje por shumë shpejt duke filluar nga fundi i këtij muaji dhe në vazhdimësi deri në prill të 2022 ka një ndikim shumë të madh mos u shqetësoni se diçka nuk po ecën. Mund të lëvizni nga puna deri më 25 shtator mos u shqetësoni sepse do ta kuptoni se është një çështje në të mirën tuaj. Në lidhje me çështjet shpirtërore keni pasur me Akrep apo Binjak, zgjidhni tani sepse do ta kërkoni me qiri zgjidhjen  por do të jetë vonë.  Financat e juaja janë drejt stabilizimit.

Peshqit- Ju të shenjëve të Peshqëve për fat të mirë do të keni lëvizje jo nga një lagje në lagjen tjetër por lëvizje nga një shtet në një shtet tjetër. Mundësitë janë shumë të mëdha përfitoni. Çështjet ligjore mbyllën do dilnin të fituar. Është një moment ideal për çështjet që ju duhet të zgjidhni prandaj mundësit janë të mëdha për të përfituar këtë muaj dhe pse jo të dilni fitimtar në ato që ju keni ëndërruar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco