Humbi betejën me Covid-19, ndahet nga jeta babai i këngëtares së famshme

Humbi betejën me Covid-19, ndahet nga jeta babai i këngëtares së famshme

20:11, 07/09/2021
A+ Aa A-

Babai i këngëtares, Shkenda Dubova ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga postimet në rrjetet sociale nga familjarë e fotografit dhe kameramanit të njohur gjilanas, Shaip Dubova.

“Të nderuar farefis, shokë  e dashamirë, ju njoftojmë̈ se sot ndërroi jetë babai jonë Shaip Dubova”- shkruhet në një postim të djalit të tij, që është ripostuar në Instagram nga këngëtarja.

Pas ndarjes nga jeta të Shaip Dubovës ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në një letër ngushëllimi drejtuar familjarëve të tij.

“E nderuara familje Dubova,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Shaip Dubova.

Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit.

Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, ishte mesazhi ngushëllimit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco