Arsimi dhe partnerja e tij sërish në krahët  e njëri-tjetrit? Ja detaji që ngriti dyshimet

Arsimi dhe partnerja e tij sërish në krahët e njëri-tjetrit? Ja detaji që ngriti dyshimet

18:35, 07/09/2021
A+ Aa A-

Para disa muajsh ish-konkurrenti i "Përputhen” dhe partnerja e tij Pranvera ngritën dyshime se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Shkak u bënë disa postime në rrjetet e tyre sociale, të cilat nënkuptonin “lamtumirën”.

“Nuk kishin faj ato goca që thanë ti je akull… Gjithë të mirat në jetë!”, shkroi Pranvera krahas një fotoje të vetes.

Edhe Arsimi nga ana tjetër publikoi një foto të vetes ku shkroi:”Për një moment ti ishe bota ime, por tani pyes veten se çfarë nuk shkon me këtë botë? Të uroj gjithë të mirat, lamtumirë!”.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, Pranvera ka treguar se problemet mes dyshes mund të jenë zgjidhur dhe se tashmë janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin.

Kjo sepse, 21-vjeçarja publikoi një video në të cilën shfaqet bashkë me djalin e Arsimit duke parë kukulla në dhomë.

Arsimi dhe Pranvera nisën një histori dashurie pasi ish-konkurrenti u nda nga Ana Lleshi, me të cilën nuk ka më asnjë kontakt.

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco