Reperi akuzohet për sulmin ndaj Megan Thee Stallion, rrezikon 22 vite burg

Reperi akuzohet për sulmin ndaj Megan Thee Stallion, rrezikon 22 vite burg

14:58, 09/10/2020
A+ Aa A-

Reperi kanadez Tory Lanez, akuzohet se ka qëlluar me armë në këmbë këngëtaren, Meghan Thee Stallion.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij viti, dhe ishte vetë Meghan, që identifikoi Tory-n si personi që kreu plagosjen.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Los Angeles lëshoi një deklaratë, ku akuzonte zyrtarisht Lanez me akuzën e krimit me armë zjarri.

Ai do të përballet dhe me akuzën e shkaktimit të “një plage të madhe trupore” dhe gjyqi ndaj tij do të mbahet më 13 tetor.

“Më 12 korrik, i pandehuri dhe viktima 24-vjeçare u grindën, ndërsa po hynin në makinë në Hollywood Hills. Viktima doli nga automjeti dhe reperi akuzohet se e ka qëlluar disa herë në këmbë, duke e plagosur,” thuhet në deklaratë.

 Nëse dënohet, Lanez përballet me 22 vjet e tetë muaj burg.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco