‘Jam zëri qetësues i Daisy-t’, Orlando Bloom flet për vajzën dhe tregon se kujt i ngjan

‘Jam zëri qetësues i Daisy-t’, Orlando Bloom flet për vajzën dhe tregon se kujt i ngjan

12:15, 07/10/2020
A+ Aa A-

Rreth një muaj më parë, çifti i njohur, Katy Perry dhe Orlando Bloom u bënë prindër të një vajze.

Aktori i njohur ka qënë i ftuar në emisionin e “Ellen Show”, ku ka treguar jetën e re me bebushen e tij, Daisy Dove.

43 vjeçari ka treguar se vajza se ka tiparet e të dyve.

“Kur ajo lindi, unë mendova “Oh, është kopja ime”, por fatmirësisht, ajo ka marrë ngjyrën e syve të Katy-t, që janë perfekte, dhe mund të them se duket edhe pak si mami im. Dua të di se kujt do ti ngjajë më vonë”.

Por si arrin ylli i “Lord of the Rings”, ta qetësojë Daisy-n?

“Kur Katy ishte shtatzënë, unë mundohesha ti pëshpëritja me zë të ulët. Tani, sapo unë futem në dhomë, dhe dëgjon zërin tim, ajo qetësohet pak. Kështu, që mendojë se i kam  fituar pikët për të qenë baba i mirë.”

Kujtojmë se Orlando ka edhe një djalë me ish-bashkëshorten e tij, modelen Miranda Kerr.

Ai shprehet se djali, Flynn është i lidhur me Daisy-n dhe kujdeset për të.

Këngëtarja dhe aktori janë fejuar vitin e kaluar.

Kujtojmë se edhe Katy, ka pasur një martesë 2 vjeçare me aktorin, Russell Brand./K.H/Syri.net/ 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco