Dua Lipa përfshihet në debatin Trump-Biden, ironizon stilin e flokëve të tij

Dua Lipa përfshihet në debatin Trump-Biden, ironizon stilin e flokëve të tij

10:36, 30/09/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, njihet për qëndrimin e saj kundër politikave të presidentit aktual amerikan dhe këtë  e ka treguar vetë Dua në qendrime të shpeshta që ajo ka mbajtur kundër presidentit aktual, Donald Trump.

Dua, së fundmi  ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku ka ironizuar  flokët e Trump.

“70 mijë dollarë shpenzime për flokët dhe stilistin e tij” shkruan Dua poshtë fotos e cila është shkëputur nga dalja e fundit e presidentit Trump në debatin Trump-Biden.

Këngëtarja, prej kohësh ka folur hapur mbi qëndrimin e saj, kundër presidentit Trump.

Debati presidencial, i pari nga tre debate që do të mbahen në SHBA ka përfshirë edhe shumë njerëz të famshëm nga bota e Hollywood, të cilët janë shprehur pro ose kundër një kandidati në zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco