Strakosha zgjidhet nga UEFA kandidat për çmimin ‘Pritja më e bukur në Euro 2024’

Strakosha zgjidhet nga UEFA kandidat për çmimin ‘Pritja më e bukur në Euro 2024’

16:48, 18/07/2024
A+ Aa A-

Ndodhi krejt ndryshe nga sa menduam, madje tani po e mbulojnë me lavde.

Tomas Strakosha, njeriu që thuajse nuk e pa fushën me sy gjatë sezonit të kaluar, jo vetëm që bindi në portën e kombëtares shqiptare, por është përzgjedhur si njëri nga më të mirët e Europianit.

UEFA ka nisur anketat për numrat 1 në çdo aspekt, që nga ndeshjet, golat, asistet, por edhe paraqitjet e portierëve.

Strakosha, që bëri 8 pritje në sfidën kundër Kroacisë në Euro 2024, u përzgjodh për një tjetër shpëtim të portës kuqezi.

UEFA ndau veç atë që ai bëri në sfidën e parë të turneut për “Kuqezinjtë”, atë ndaj Italisë, kur devijoi mrekullisht drejt shtyllës gjuajtjen e “fantazistit”, Davide Frattesi.

Natyrisht, Strakosha do të ketë konkurrencë për të fituar si portieri me pritjen më të bukur.

UEFA ka përzgjedhur edhe 9 pritje të tjera të magjishme, siç është edhe devijimi i Gianluigi Donnarumma, në ndeshjen e Italisë kundër Spanjës në grup.

Pritjen e penalltisë së Cristiano Ronaldo nga “gardiani” i Sllovenisë, Jan Oblak, një pritje të “numrit 1” të Polonisë, Wojciech Szczesny, në sfidën kundër Austrisë, pritjen e portierit të Zvicrës, Yann Sommer, ndaj Declan Rice të Anglisë në çerekfinale.

Reagimin e portierit të Serbisë ndaj goditjes me kokë të Harry Kane në fazën e grupeve grup, apo reflekset e portierit të Holandës, Verbruggen, në përballjen çerekfinale të Evropianit kundër Turqisë.

Gjithsesi, besohet se favorit për të fituar “Dorezën e Artë” për pritjen më të bukur është portieri i Turqisë, Mert Gunok, që ndaloi në mënyrë të pabesueshme Austrinë që të barazonte rezultatin në sekondat e fundit të shtesës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco