UEFA publikon momentet e paharrueshme të Euro 2024, goli i Bajramit përfaqëson Shqipërinë

UEFA publikon momentet e paharrueshme të Euro 2024, goli i Bajramit përfaqëson Shqipërinë

17:38, 16/07/2024
A+ Aa A-

EURO 2024 u mbyll dhe UEFA ka zgjedhur që nëpërmjet rrjeteve sociale, të shpërndajë një përmbledhje të shkurtër momenteve që i cilëson si më emocionueset ë këtij turneu.

Edhe Shqipëria kishte një vend të rëndësishëm në këtë përmbledhje të shkurtër të golave spektakolarë e jo vetëm që u shfaqën në këtë video që u publikua nga organizata ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për sekondat e parë të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, golit të Nedim Bajramit pas 23 të tillëve, që hyri në historinë e turneut si më i shpejti i të gjitha kohëve.

 

 

Rrjeta e futbollistit kuqezi dhe festimi mes tifozëve në tribunë ishte përzgjedhur si një nga “momentet që bënë EURO 2024 një turne që nuk do ta harroni”, siç shkruhej në postimin e UEFA-s.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco