Southgate gjen shkakun e humbjes së finales së Europianit me Spanjën

Southgate gjen shkakun e humbjes së finales së Europianit me Spanjën

16:12, 15/07/2024
A+ Aa A-

“Nuk është momenti për të folur për të ardhmen time, nuk është çasti për të diskutuar për këtë temë. Kam nevojë të bisedoj me njerëzit e duhur. Por e përsëris: nuk është momenti”, shprehet Gareth Southgate, i cili pësoi zhgënjimin e radhës si trajner i Anglisë.

“Tre Luanët” humbën një tjetër finale Europiani, duke u dominuar në çdo aspekt nga Spanja e De la Fuentes, që siguroi Euro 2024 falë suksesit 2-1 në Berlin.

“Finalja? Sigurisht që është dizavantazh të kesh një ditë më pak për të përgatitur finalen. Por ne ishim në lojë për rreth 80 minuta. Do të na duhet pak kohë për ta harruar këtë humbje”, u shpreh tekniku i Anglisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco