Trajneri i Argjentinës: Finalja me Spanjën do të jetë problem, kam një lidhje të veçantë

Trajneri i Argjentinës: Finalja me Spanjën do të jetë problem, kam një lidhje të veçantë

14:46, 15/07/2024
A+ Aa A-

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka folur për mediat pasi fitoi edhe Kupën e Amerikës. Ai u ndal tek dëmtimi i Mesit por edhe tek përballja me Spanjën në “Finalissima”, e njohur ndryshe si Kupa e Kampionëve CONMEBOL-UEFA.

“Mesi është lojtari më i mirë në histori dhe ai dëshiron të vazhdojë të luajë. Ai kurrë nuk dëshiron të dalë sepse nuk do t’i zhgënjejë shokët e skuadrës, sepse e di se do të thotë për shokët e tij. Edhe me kyçin e këmbës të fryrë, ai nuk donte ti linte vetëm shokët e tij.

Familja ime është këtu dhe ne jemi dyfish të lumtur. Spanja fitoi dhe Argjentina fitoi. Një pjesë e familjes sime është spanjolle dhe jam i lumtur që Spanja fitoi. Unë kam një lidhje e veçantë me vendin, unë jetoj atje dhe e njoh trajnerin De La Fuente. Nëse do të luhet finalja, do të jetë problem sepse familja ime është e ndarë tani, ata po tregojnë një mënyrë të ndryshme të lojës nga të tjerët”, përfundoi Scaloni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco