VIDEO/ Goli i Oyarzabal milimetrik, pretendime për një penallti

VIDEO/ Goli i Oyarzabal milimetrik, pretendime për një penallti

10:11, 15/07/2024
A+ Aa A-

Finalja e “Euro 2024”-ës mes Spanjës dhe Anglisë ka qenë vërtet “fair play”. Ndërkaq dhe gjyqtari Leteksie e ka administruar mjaft mirë takimin, teksa rastet e dyshimta kanë qenë fare të pakta.

Në fakt nga një në secilën pjesë. Në pjesën e parë kanë qenë anglezët që kanë pretenduar për një penallti për një faull të Daniel Carvajal. Por pasi verifikimit nuk ka pasur asgjë për të sinjalizuar.

Momenti kulmor ka qenë ai i golit të dytë të Spanjës, shënuar nga Oyarzabal katër minuta nga fundi. Pas krosimit nga e majta, sulmuesi i Sociedadit ka shtyrë topin në rrjetë. Por gëzimi i tij ka qenë shumë më i përmbajtur sesa pjesa tjetër e shokëve të ekipit. 

Sulmuesi është dukur në një pozicion të dyshimtë, ndoshta pak më avancuar se mbrojtësi anglez Guehi. Por “VAR” ka hequr linjat dhe në fund ka rezultuar se sulmuesi spanjoll ishte në lojë me fare pak milimetra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco