VIDEO/ Spanja mposht Anglinë dhe shpallet kampione e Evropës

VIDEO/ Spanja mposht Anglinë dhe shpallet kampione e Evropës

22:52, 14/07/2024
A+ Aa A-

Në “Olympiastadion” të Berlinit u luajt finalja e Kampionatit Europian mes Spanjës dhe Anglisë, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 2-1,shkruan Syri.net.

Spanja bëhet skuadra e parë që fiton Kampionatin Europian, duke lënë pas Gjermaninë e cila ka triumfuar tre herë në këtë kompeticion.

“Furia e Kuqe” mposhti me rezultatin 2-1 Anglinë, duke u rikthyer te triumfi në Europian pas 12 viteve, teksa “Tre Luanët” nuk ia dolën as këtë Europian që të fitonte trofeun e parë.

Ishte dyshja e talenteve të Spanjës, Yamal me asist dhe Willimas me gol që zhbllokuan finalen në minutën e 47’.

Palmer i ardhur nga stoli barazoi për Anglinë në minutën e 73’, megjithatë Oyarzabal riktheu avantazhin dhe triumfin te Spanja me golin e shënuar në minutën e 86’.

2-1 dhe Spanja është kampionia e EURO 2024, teksa Anglia edhe këtë herë nuk ia del të ketë sukses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco