Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Spanjë-Angli/ Mbyllet pjesa e parë, rezultati dhe statistikat

Spanjë-Angli/ Mbyllet pjesa e parë, rezultati dhe statistikat

21:48, 14/07/2024
A+ Aa A-

Në “Olympiastadion” të Berlinit po luhet finalja e Kampionatit Europian mes Spanjës dhe Anglisë, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-0.

Të dyja skuadrat që kanë sulmuar jo në pak raste portën e njëra-tjetrës, ku për “Iberikët” e Luis de la Fuente, Dani Olmo, Fabian Ruiz, Lamine Yamal e Nico Williams, kanë shkaktuar jo pak rrezik në portën e Pickford, mirëpo mbrojtja angleze është treguar mjaft e kujdesshme deri më tani.

Në krahun tjetër, djemtë e Southgate kanë përfituar jo në pak raste nga shpejtësia e rrufeshme e Kyle Walker, për të rrezikuar portën e “iberikëve”, por ashtu si kundërshtarët anglezë edhe prapavija spanjolle është treguar vigjilente për të “fikur” rastet e kundërshtarëve.

Më poshtë mund të shikoni dhe statistikat e pjesës parë

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco