Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Finalja e EURO 2024/ Ja formacionet e mundshme të Spanjë-Angli

Finalja e EURO 2024/ Ja formacionet e mundshme të Spanjë-Angli

17:09, 14/07/2024
A+ Aa A-

Spanja dhe Anglia do të përballën mes tyre në finalen e Euro 2024. Një duel shumë i rëndësishëm mes dy ekipeve që kërkojnë të jenë Kampionët e Europës. Spanja dhe Anglia përballen sonte në kërkim të lavdisë, me “La Roja-n” që kërkon trofeun e 4-ërt në histori, ndërsa Anglia të parin për të prishur “mallkimin” e humbjeve në finale.

Kjo përballje do të luhet në “Olympiastadion” në Berlin, teksa spektakli do të startojë në orën 21:00. Sipas mediave ndërkombëtare Luis de la Fuente dhe Gareth Southgate prej ditësh kanë “thurur kuthin” e tyre për të sfidë. Të dy timonierët në kokën e tyre kanë gati 11-shen me të cilën do të zbresin në fushën e lojës.

Ja dhe formacionet e mundshme me të cilat të dyja skuadrat do të zbresin në fushë mbrëmjen e sotme:

Spanja: Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri; Yamal, Olmo, Williams; Morata.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Trippier; Foden, Bellingham; Kane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco