Ish-trajneri i Anglisë me mesazh për Southgate: Bëje atë që nuk arriti askush

Ish-trajneri i Anglisë me mesazh për Southgate: Bëje atë që nuk arriti askush

12:19, 14/07/2024
A+ Aa A-

 

Anglia kërkon triumfin e parë në histori në një Kampionat Evropian.

Tre Luanët në finalen e madhe do të përballen me Spanjën në Berlin, në një ndeshje që pritet të jetë spektakolare.

Ish-trajneri i Anglisë, suedezi Sven Goran Erikson i cili po vuan nga sëmundja e kancerit ka folur për finalen e madhe.

Ai i ka dërguar një mesazh të qartë trajnerit Gareth Southgate duke i kërkuar ta fitoj Evropianin, diçka që nuk e ka arritur asnjë trajner tjetër që ka drejtuar Tre Luanët.

‘Finalja do të jetë një ndeshje e hapur dhe mendoj se Anglia ka një mundësi shumë shumë të madhe. Edhe pse nuk jam ndier mirë javën e fundit do ta shikoj ndeshjen nga shtëpia’.

‘Do të më pëlqente të shikoja ta fitonte Anglia. Dhe këtë do ta donin edhe të gjithë trajnerët që kanë provuar dhe dështuar për të fituar një trofe të rëndësishëm që nga 1996. Puna e trajnerit të Anglisë ka shumë presion. E di se çfarë pritshmërishë ka mbi ty për ti dhënë fund gjithë këtyre viteve dhimbje’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco