Kapelo: Teknika kundër fizikut, por kujdes nga goditjet e Moratës

Kapelo: Teknika kundër fizikut, por kujdes nga goditjet e Moratës

11:36, 14/07/2024
A+ Aa A-

Një finale e pritshme? Shumëkush duke parë cilësinë e lojës së shprehur nga Spanja në këtë Kampionat Europian, nuk e shohin sesi Anglia mund të triumfojë mbrëmjen e së dielës në Berlin. Megjithatë, do të flisja me kujdes.

Nuk ka dyshim që “Furitë e kuqe” janë skuadra që na ka treguar gjërat më të bukura këtë muaj në Gjermani. Duke nisur që nga Jamali, që as 17 vjeç po tregon se di të ndërtojë futboll dhe të bëjë lëvizje që vendosin ndeshjet. Spanja, falë cilësisë së individëve dhe një sistemi loje që funksionon mrekullisht, të jep gjithmonë idenë se mund të bëjë diçka të rrezikshme. Krahasuar me të kaluarën, trajneri De La Fuente ka shtyrë vertikalitet në lojën e të tijve. Në këtë mënyrë, të luash kundër kësaj Spanje është tmerrësisht e ndërlikuar. Aq më tepër që nuk kanë më pak cilësi teknike dhe qarkullim topi se në të shkuarën. Të gjithave këtyre, u shtohet shpejtësia e Jamalit dhe Uilliamsit.

PRITSHMËRIA – Po si mund të reagojë Anglia atëherë? Gjatë këtij Europiani, që anglezët nuk është se kanë shkëlqyer, të paktën në aspektin e lojës, ka pasur diçka që më ka ngacmuar. Temperamenti i shfaqur. “Tri Luanët” kanë pasur vështirësi të shpeshta dhe kanë dalë gjithmonë kryelartë prej tyre, duke ia kthyer kritikat dërguesit. Me sa kam vënë re në ndeshjen e fundit, duket sikur djemtë e Sauthgejtit kanë gjetur edhe një farë ekuilibri në mesfushë falë punës së Rajsit dhe Mainos. Për të mos harruar edhe fakti që lejojnë pak shanse për kundërshtarët. Uolkeri është një forcë e natyrës dhe me shpejtësinë e tij është thelbësor në rikuperimet kur ndonjë sulmues kundërshtar arrin të depërtojë. Përvoja e Rajsit dhe golat e Kejnit, plotësojnë hendekun që i ndan nga kundërshtarët.

NDESHJA – Në gjysmëfinale, Spanja tregoi forcën e saj imponuese kundër Francës që ishte edhe favoritja sipas meje. Madje, iberikët shfaqën edhe një soliditet edhe më të madh se ai që ka treguar Anglië në këtë Europian. De La Fuente ka injektuar një mendësi të cilën e vlerësoj shumë. Edhe në disavantazh, spanjollët nuk e kanë humbur kurrë toruan duke vijuar të ndjekin parimet e futbollit të tyre, çka është shoqëruar me përmbysje rezultati të rrufeshme siç ndodhi me Francën e cila duhet thënë se nuk pati kurrë versionin më të mirë të Mbapesë.

Sidoqoftë, nuk pres një finale të tensionuar. Mbase më të në formë do të kishte qenë një turne ndryshe. Personalisht, më ka zhgënjyer jo pak edhe Holanda. Shumë shpesh më është dukur pasive dhe e ndrojtur, sidomos në pjesën e dytë kundër Anglisë e cila e kërkoi dhe meritoi fitoren. Më në fund, po shohim edhe një Foden më të gjallëruar dhe për mendimin tim ai mund të jetë faktor në finalen e Berlinit. Disa mes anglezëve, si kapiteni Kejn, ishin në fushë edhe para tre vjetësh në finalen kundër Italisë. Asokohe, pas avantazhit me Shou, skuadra u tërhoq pak dhe në fund trofeu shkoi në Romë. Uroj të mos i ndodhë e njëjta gjë të dielën kur pres një sfidë me sloganin “Teknika kundër agresivitetit”.

PRTAGONISTËT – Do të jetë një ndeshje me shumë talente dhe cilësi të lartë për të dyja skuadrat. Për mua dy janë elementët për t’u pasur kujdes. Tek Spanja është kapiteni Morta që di të shënojë gola të rëndë dhe e bën liderin pa folur. Teksa tek Anglia do të veçoja Belingamin që ndoshta në këtë Europian nuk ka shfaqur shumë vazhdimësi, por ka virtytin e të qenurit vendimtar në momentet kur nevojitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco