Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Blerja e tretë më e shtrenjtë në histori, Napoli gëzon Conten

Blerja e tretë më e shtrenjtë në histori, Napoli gëzon Conten

18:07, 13/07/2024
A+ Aa A-

 

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i Napolit.

25-vjeçari zbarkon në “Diego Maradona” për të përforcuar prapavijën e skuadrës së Contes. Buongiorno luan si qendërmbrojtës, por mund të bëjë edhe anësorin e majtë.

Për kartonin e tij, Aurelio De Laurentiis do të paguajë 35+5 mln euro në arkat e Torinos, ndërkohë që futbollisti ka firmosur deri në 2029 me klubin e ri.

Rreth 2.5 mln euro në sezon do të përfitojë mbrojtësi italian, i cili është rritur te Torino. Këtë verë erdhi edhe debutimi me kombëtaren e kaltër për të.

Buongiorno është lojtari i tretë më i shtrenjtë në historinë e klubit italian pas nigerianit Victor Osimhen dhe meksikanit Hirving Lozano.

Gjithashtu afrimi i tretë te Napoli deri tani, me klubin e Serie A që më parë ka siguruar shërbimet e Rafa Marin dhe Leonardo Spinazzolës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco