Bellingham për finalen me Spanjën: Jemi të lodhur, por kemi edhe një sforco

Bellingham për finalen me Spanjën: Jemi të lodhur, por kemi edhe një sforco

10:35, 11/07/2024
A+ Aa A-

Sulmuesi i Anglisë, Jude Bellingham, duke folur për “BBC Radio 5 Live” rikonfirmoi edhe njëherë shpirtin e garës së “Tre Luanëve” që e vendosën veten përballë Spanjës në finalen e Europianit këtë të diel.

“Ju thamë herën e fundit që ne jetojmë për të luftuar një ditë tjetër. Një tjetër gol i vonë, por do të ishte mirë të shënonim të parët dhe të kishim atë qetësinë mendore. Kur ata shënuan golin e parë nuk mendoja se po luanim keq, ishte një finalizim i mirë për të qenë i sinqertë. Jam vërtet krenar për djemtë. Reagimi, qëndrimi dhe mentaliteti. Cilësia është një gjë, por ato karakteristika nuk mund t’i mësoni në stërvitje. i merrni nga përvoja dhe njëri-tjetri.

Tani kemi një ndeshje më shumë. Ne jemi të lodhur, ka qenë një sezon i gjatë, por kjo është një shtytje e fundit për vendin tonë dhe për historinë.

Spanja është dukur e mrekullueshme, ata janë dukur shumë mirë në këtë Europian. Tani ne do të ulemi dhe do të analizojmë se si ata luajnë për të kuptuar më mirë se çfarë duhet të bëjmë të dielën. Do të bëjmë analizën e duhur për këtë ndeshje. Është vetëm një ndeshje teke dhe gjithçka mund të ndodhë. Do të jetë interesante të shkojmë dhëmbë për dhëmbë me ta”, tha ylli i Realit të Madridit, i cili luan shumë edhe për “Topin e Artë” në rast të një suksesi në Berlin të dielën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco